Kompania zvicerane “Graff Diamonds” ka prodhuar së fundi një orë me shumë diamante të shtrenjtë, vlera e të cilëve shkon 40 milionë dollarë.
Ora me diamantet e bardhë me më shumë se 152 karat është stolia më e shtrenjtë e krijuar deri më sot.
Përveç orës, kompania ka prodhuar edhe një unazë me diamant të përsosur 38 karatësh.
Kompania e zbuloi orën në evenimentin kryesor të vitit për industrinë dhe tregtinë “BaselWorld”, në Zvicër.
“Graff Diamonds” nuk ka marrë ende asnjë ofertë për blerjen e tyre.
- Advertisement -