Ora 250-vjeçare vendos një rekord të ri

Një nga çmimet më të pazakonshme në Rekordet Botërore Guinness është dhënë dje tek Muzeu Ndërkombëtar Detar. Pas 100 ditësh prova, ora e njohur me emrin Clock B është shpallur nga Guinness si “ora mekanike më e saktë në botë”. Ora ishte projektuar para 250 vjetësh nga një njeri që ishte përqeshur në atë kohë për inkoherencë dhe absurditet dhe shpikja e tij ishte injoruar për dy shekuj.

Orëndreqësi britanik John Harrison kishte krijuar një kronometër marine, i cili revolucionoi lundrimin detar në shekullin 18-të. Pretendimi i tij, se kishte krijuar një orë që mund të gabonte vetëm një sekondë gjatë një periudhe 100 ditore, u konsiderua si qesharake nga të tjerët. Njerëzit në atë kohë mendonin se ky pretendim ishte i pamundur.

Testimet e kryera së fundmi për këtë orë, vërtetojnë se pretendimet e Harrison kanë qenë shumë të vërteta. Ora është testuar për 100 ditë dhe ka gabuar vetëm 5/8 e sekondës gjatë kësaj periudhe.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT