Opozita do të bllokojë edhe seancën e nesërme

Nesër nga ora nëntë do të mblidhet Kuvendi i Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës – Miratimi i Buxhetit për vitin 2016.

Vendimin për këtë seancë plenare e mori Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotshme.
Ajo që ka votuar kundër që të ketë seancë nesër dhe të diskutohet miratimi i buxhetit, ishte nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, raporton Indeksonline.

Ndërkaq, Indeksonline merr vesh nga burime brenda opozitës, se kjo e fundit nuk do të lejoj as këtë herë mbajtjen e seancës.

Ata thonë se ende nuk kanë vendosur për mënyrën e bllokimit të seancës të së martës, por se ajo që është vendosur, është se opozita nuk do të lejoj mbajtjen e rregullt të seancës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT