Operohet Mërgim Mavraj, në rrezik ndeshjet e shtatorit me kombëtaren

 

Mërgim Mavraj ka kryer operacionin në gju në një spital të Këlnit. Mbrojtësi i Kombëtares është fotografuar duke u larguar me paterica. Nuk dihet ende se kur do të rikthehet në stërvitje 29-vjeçari që krijon një boshllëk në qendrën e mbrojtjes shqiptare dhe atë të Koln-it.
Mavraj është një lojtar kyç i Kombëtares, i cili do të ishte një minus në rast se mungon në takimet kualifikuese të Euro 2016 që do të luhen në shtator me Danimarkën dhe Portugalinë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT