Operacioni “fshesa” te City

Para shumë, sukses pak. Këto dy fjalë më së miri i shkojnë skuadrës së Manchester Cityt. Skuadra e sheikëve, ka bërë shumë investime viteve të fundit, ku është shndërruar në skuadrën më të fuqishme në Premierligë, por kjo skuadër në Ligën e Kampionëve, po paraqitet si një “mace”, duke u eliminuar menjëherë pas fazës së grupeve.
Këto dështime kanë shtyrë drejtuesit e Cityt, që të përgatiten për largime masive, ku “The Guardian”, ka zbuluar 13 emrat e lojtarëve që mund të largohen. Yaya Toure, Edin Dzeko, Samir Nasri, Aleksandar Kolarov, Micah Richards, James Milner, Bacary Sagna, Martin Demichelis, Stevan Jovetic, Pablo Zabaleta, Jezu Navas, Gael Clichy dhe Fernando, janë lojtarët që priten të largohen nga Etihad Stadium.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT