OKB: Mbi 900 000 ukrainas janë larguar nga vendi për shkak të luftimeve

 

Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se numri i ukrainasve, të cilët janë larguar nga vendi për shkak të konfliktit të armatosur në lindje të vendit ka arritur në mbi 900 000.

”Nga Ukraina janë larguar 900 300 persona për shkak të luftës, prej të cilëve 746 000 janë vendosur në Rusi”, thanë burime nga OKB’ja.

Në ndërkohë, 81 000 të tjerë kanë ikur në Bjellorusi, Gjermani, Poloni dhe Itali.

Përveç kësaj, më shumë se një milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre duke marrë statusin e personave të shpërngulur, përfshirë 170 000 fëmijë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT