OKB: Izraeli ka kryer krime lufte në Gaza

 

Izraeli ka mundësi të ketë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit të verës së kaluar në Gaza, vuri në konkludim një panel i Kombeve të Bashkuara.

Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF), mund të jenë fajtor për krime lufte pa dallim, pasi ka sulmuar ndërtesa banimi në Gaza, objekte mjekësore dhe infrastrukturë, thuhet në raport.

Raporti gjithashtu fajëson palën palestineze, pasi sipas tij provat e mbledhura nga komisioni “fuqimisht sugjeron” se “qëllimi kryesor” i sulmeve palestineze me raketa ishte për të “përhapur frikë” në mesin e popullatës civile, një “shkelje kjo e së drejtës humanitare ndërkombëtare.”

Izraeli ka kryer mbi  6000 sulme ajrore në Gaza, shumë prej tyre mbi ndërtesa banimi, thuhet në raport. “Numri i të vdekurve flejt mjaft,” thoshte raporti nga komisioni i pavarur hetimor i OKB-së.

Ai tha se 2251 palestinezë u vranë, duke përfshirë edhe 1462 civilë palestinezë, nga të cilët 299 ishin femra dhe 551 fëmijë.

OKB-ja ka zbuluar se se të paktën 142 familje palestineze kishin tre ose më shumë anëtarë të vrarë në të njëjtat sulme, që arrijnë në një total prej 742 viktimash, raporton QNA.

“Përdorimi i gjerë i armëve eksplozive pa dallim në lagjet e mbipopulluara të Gazës, janë fakt i mjaftueshëm se ka pasur shkelje të ligjeve të luftës,” thoshte raporti .

“Një përdorim i tillë konsiderohet si sulm i drejtpërdrejtë ndaj civilëve, dhe për këtë arsye mund të përbëjë një krim lufte,” përfundpn raporti. /MESAZHI/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT