OKB: 740 të vrarë në Irak gjatë muajti prill

Këto shifra tregojnë rënie në krahasim me muajin e mëparshëm kur janë vrarë 1120 persona.

Në konfliktet në Irak në muajin prill janë vrarë të paktën 741 irakianë, që është një rënie e konsiderueshme në krahasim me muajin e mëparshëm, kur u vranë rreth 1.120 njerëz, thonë të dhënat e OKB-së.

Në raportin mujor të Misionit të OKB-së në Irak, në përleshjet që shpërthyen muajin e kaluar në vend mbetën të vrarë 410 civilë, ndërsa viktimat e tjera ishin pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Në raport thuhet se më shumë se 1.370 irakianë janë plagosur.Zona më e prekur është rajoni i kryeqytetit Bagdad, ku jetën e humbën 232 civilë, ndërsa 642 janë plagosur, ndërsa në provincën Ninevah, e cila është pothuaj se plotësisht nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH, janë vrarë 72 persona.

Raporti u publikua pas sulmeve të sotme me bomba në jug të Irakut, ku u vranë të paktën 23 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT