Oferta nga Serie A dhe La Liga për De Biasin

Ofertat për Gianni De Biasin nuk kanë të ndalur

Pas kualifikimit me Shqipërinë në “Euro 2016”, ofertat nuk kanë munguar për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili duket se preferon të qëndrojë edhe më tej në stolin e Shqipërisë, shkruan Gazeta Express.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se trajneri italianin ka refuzuar një ofertë nga klubi italian, Palermo, ekip që shquhet për shkarkimin e shpeshtë të trajnerëve.

Tani, mediat raportojnë se përveç Palermos, për De Biasin është duke u interesuar edhe skuadra spanjolle, Deportivo Alaves.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT