Manchester United ka nisur të bëjë projektin për skuadrën e sezonit të ri. Sipas mediave angleze, United janë të intersuar për dyshen e Paris Sanit Germain, sulmuesin Edison Cavanin dhe mbrojtësin Thiago Silva.
Sipas “Sunday People”, United janë të gatshëm të ofrojnë 57 milion funte për dy amerkiano-latinët.
Skuadra angleze në marrëveshje janë të gatshëm të ofrojnë edhe Robin van Persie, Javier Hernandez, Rafael dhe Nani me të cilët trajeri Luis van Gal nuk është i kënaqur.
Në listën e Luis Van Gal është edhe mesfushori i PSV, Memphis Depay.
Ish-sulmuesi i Napolit, Edison Cavani, nuk është i kënaqur me tretmanin që po kalon te parisienët, dhe mund të ikë nga Parisi në drejtim të një klubi tjetër. United e pret krahëhapur.
- Advertisement -