OBRM-PDUKM: LSDM-ja është kundër lirisë së mediave

OBRM-PDUKM-ja konsideron se LSDM-ja opozitare nuk dëshiron media të lira, por media ndaj të cilave ka kontrollë të plotë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti konsideron se LSDM-ja është armike e mediave, prandaj edhe është kundërshtare e ligjeve evropiane për mediat dhe nuk dëshiron rregullim të reklamimit qeveritar, sipas modelit evropian.

Më tej, OBRM-PDUKM-ja e akuzon LSDM-në për ndërhyrje, linçim dhe kërcënime publike ndaj mediave, të cilat sipas tyre ”nuk janë nën kontrolline LSDM-së dhe Soros”, dhe të cilat hapur flasin për punën e paligjshme të Zoran Zaevit, ”kriminelit të falur”.

Në akuzat e OBRM-së është edhe ajo se LSDM-ja është kundërshtare serioze e të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës dhe informimit./Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT