Objekti misterioz dërgon sinjale rregullisht në Tokë

Një objekt misterioz 500 milionë vite dritë larg ka befasuar shkencëtarët, pasi po transmeton sinjale drejt Tokës çdo 16 ditë. Sipas The Sun, shkencëtarët nuk e dinë se çfarë po e shkakton këtë fenomen, transmeton Koha Jonë.

Por këto sinjale, që duken si shpërthime të shpejta radioje, vijnë çdo 16 ditë, çka sugjeron se diçka po i kontrollon.

Studiuesit kanë gjetur deri më tani mbi 100 shpërthime të shpejta valësh, por vetëm 10 prej tyre përsëriten.

Spekulimet se prej nga vijnë këto valë janë nga më të ndryshmet. Shkencëtarët thonë se mund të jetë një yll, por edhe një vrimë e vezë. Megjithatë ata nuk mendojnë se është një anije kozmike, pasi ajo duhej të lëshonte sinjalet më shpesh, jo çdo 16 ditë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT