Objekti i çuditshëm po bie nga qielli në Tokë!

Një objekt misterioz mund të përplaset sot me Tokën.

Por shkencëtarët thonë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Astronomët që kanë pikasur objektin nëpër hapësirë thonë se është shumë i lehtë për të qenë një gur hapësinor.

Ata mendojnë se kjo është ndoshta pjesa e sipërme e një rakete e dërguar në hapësirë nga njerëzit, e cila më në fund kthehet në shtëpi.

Disa metra (rreth 6,5 këmbë) në diametër, objekti mund të paraqesë rrezikshmëri të ulët për njerëzit në Tokë, thotë Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Pjesëzat e objektit që nuk digjen gjatë hyrjes në atmosferë duhet të bien rreth 100 km (62 milje) larg bregut jugor të Sri Lankës, parashikon agjencia.

Por shfaqja do të vazhdojë të jetë spektakolare, pasi për disa sekonda objekti do të bëhet mjaft i ndritshëm në qiell. Vëzhguesit e dalluan objektin, të quajtur WT1190F, më 3 tetor, ka thënë Agjencia. Tani

Tani, astronomët janë duke vëzhguar objektin si afrohet dhe hyn në atmosferë. Astronomi Marco Micheli tha se kjo do të jetë një mundësi ideale për të testuar

gatishmërinë tonë për çdo ngjarje të mundshme në të ardhmen, duke përfshirë edhe hyrjen e asteroideve në atmosferë, pasi komponentët e këtij skenari, janë shumë të ngjashëm.

Tani që shkencëtarët e dinë se WT1190F po vjen, ata janë duke organizuar një fushatë në mbarë botën për të vëzhguar qasjen e tij dhe ndikimin.

Shkencëtarët kanë kohë që janë alarmuar nga parashikimet se një asteroid i panjohur më parë mund të përplaset papritmas me tokën. Si do ta shpëtojë NASA, botën nga asteroidi vrasës gjigand.

Sa për këtë objekt të ri, teoritë e konspiracionit tashmë janë shfaqur, duke filluar që nga emri WTF si dhe data kur do të bjerë në tokë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT