Në orët e vona të mbrëmjes së sotme, qytetarë të shumtë kanë mbetur të habitur nga disa ‘objekte’ të ndriqueshme që janë shfaqur kohë pas kohe në qiell.

Në një video të dërguar nga një lexues i Ballkani.info, shihet një dritë ngjyrë kuqe e cila shfaqet në qiellin e errët.

Qytetari, i cili është banor i lagjes Ulpiana në Prishtinë, ka thënë se në momentin kur këto ‘objekte’ po shfaqen, po dëgjohet edhe një zhurmë e lëshuar prej tyre.

Ai ka thënë se shumë qytetarë kanë dalur nga banesat e tyre për të shikuar këto pamje. /Ballkani.info