Nxënësja e Skenderajt zënë vendin e parë në Kosovë, në garën “Gjuhëtari i ri”

Lirisht mund të themi se ky vit ishte viti më i mbarë i arsimit në Komunën e Skenderajt. Duke marrë parasysh sukseset e arritura të nxënësve  të Skenderajt në garat shtetërore. Dhe pikërisht një lajm i mirë vjen edhe tani, ku nxënësja e shkollës fillore “Ahmet Delija” në Skenderaj, Edona Vojvoda zënë vendin e parë në nivel Kosove në garën “Gjuhëtari i ri”.

Zëvendës drejtori i shkollës fillore “Ahmet Delija” Besart Rrecaj për portalin Drenica Press, tha: “Jemi shumë të kënaqur me sukseset e arritura nga nxënësit e shkollës Ahmet Delija dhe njëri ndër sukseset më të rëndësishme erdhi sot, ku Edona Vojvoda zuri vendin e parë në Kosovë në garën “Gjuhëtari i ri” me këtë rast Edona u shpërblye me 50 euro, me  një mirënjohje dhe me një libër”, përfundoj Rrecaj për Drenica Press.

Edona Vojvoda është nxënëse e klasës së tetë në shkollën fillore Ahmet Delija dhe përpos Edonës nga kjo shkollë para disa ditësh janë  zgjedhur dy  nxënësit më e mirë në Komunën e Skenderajt, ata janë Donjeta Vojvoda nxënëse e klasës së IX  dhe Taulant Shala, nxënës i klasës së IX./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT