Nxënësit po e vijojnë mësimin pa libra shkollor

Ministria e Arsimit, fillimin e këtij vit të ri shkollor e shtyu për pesë ditë, me arsyetimin e përgatitjes në tërësi të teksteve shkollore. Por, librat po mungojnë megjithëse ka nisur me vonesë viti i ri shkollor. Mësimdhënësit thonë se kjo gjë po u shkakton probleme në zhvillimin normal të planprogramit mësimor. E në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë premtojnë sërish se librat do të jenë gati, sipas tyre në fund të kësaj jave.

Mësimdhënës të shkollës fillore “Xhemaj Mustafa”  në Prishtinë, ka shfaqur brengat e tyre lidhur me mungesën e teksteve shkollore, duke potencuar se një mungesë e tillë po ju shkakton vështirësi në procesin mësimor si dhe duke ngritur një sërë dilemash mbi realizimin e plan programeve mësimore, njofton RTK.

Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë gjegjëse premtojnë se deri në fund të kësaj jave të gjithë nxënësit e shkollave do të pajisen me të gjitha tekstet shkollore.

“Sigurisht që të gjitha shkollat e Kosovës, do t`i kenë tekstet brenda kësaj jave siç ka thënë Ministri, Bajrami. Mund të ketë raste për të cilët ne nuk jemi në dijeni, rastet të cilat ju i theksoni por që do të sigurojmë që asnjë nxënës nuk do të jetë pa tekste…”, th për RTK Faton Fetahu, Këshilltar në Ministrinë e Arsimit.

Procesi mësimor, këtë vit shkollor ka nisur më 5 shtator. Shtyrja e mësimit ishte bërë nga Ministria e Arsimit pikërisht me arsyetimin e përgatitjes në tërësi të teksteve shkollore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT