Nxënësit e ShFMU “Bislim Imeri” në Kçiq publikuan revistën shkollore “Jehona”

 

Këto ditë doli nga shtypi numri i dytë i revistës “Jehona”, publikim vjetor i angazhimit, punës, përkushtimit dhe rezultateve të arritura nga nxënësit dhe personeli arsimor i Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh.
Në këtë numër janë përfshirë shumë tema nga puna dhe preokupimet e nxënësve të kësaj shkolle, poezi, ese, punime në vizatime, historia e shkollës shqipe në këtë lokalitet, biografia e dëshmorit Bislim Imeri, emrin e të cilit e mbanë shkolla, emrat e disa prej themeluesve dhe punonjësve të kësaj shkolle etj.
Drejtori i Shkollës Ferki Beka, ka theksuar se kjo revistë është fryt i punës së palodhshme që bënë stafi i arsimtarëve me nxënësit e shkollës, kreativitetit dhe krijimeve nga vetë nxënësit, si dhe kontribut i pakursyer i këshillit të prindërve.
Sipas drejtorit, ky numër përfshinë biografinë e dëshmorit emrin e të cilit me krenari e mbanë shkolla, si dhe biografitë e disa prej themeluesve dhe punëtorëve të parë të shkollës në Kçiq, që nga viti 1971, siç janë Sabri Beka arsimtar dhe drejtor, Beqir Fejza, Fahri Kamberi, Shefqet Beka, Januz Fejza, Bedri Beka, Mehmet Mustafa, Sheremet Beka etj.
Revista përmban edhe shumë poezi të grupit letrar të shkollës, ese dhe shkrime nga preokupimet e lirisë, lojës e shkollës, si dhe punime të ndryshme nga imagjinata fëmijërore e nxënësve kushtuar fshatit, peizazheve të natyrës që e rrethon Kçiqin dhe figurave historike.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT