Nxënës nga Sankofci i Drenasit fitues në projektin “Kosovision contest”

Në Kosovë, në gjashtë vitet e fundit është zhvilluar një projekt me fëmijët e klasave të pesta të karakterit shtetëror Kosovision Contest – Gara për vizionin e Kosovës.

Ky projekt është arsimor, ku fëmijët paraqiten për konkurrim me pano-hamer se si e shohin ata të ardhmen e Kosovës në katër fusha: Arsim, Infrastrukturë dhe Mjedis, Bashkëjetesë dhe Ekonomi. Ata do t’i paraqesin këto fusha me anë të vizatimeve dhe elementeve të ndryshme të artit si dhe do të garojnë edhe me një projekt ide. Duke pas parasysh shumën e investimit dhe reputacionin e projektit në Kosovë, ky projekt do të vazhdojë të zhvillohet deri në vitin 2017 duke u financuar tani nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjise dhe duke u implementuar sërish nga Qendra për Arsim e Kosovës.

Në kuadër të këtij projekti, nxënës nga SHFMU “Luigj Gurakuqi” Sankofci i Drenasit, me mësuesi e tyre Shpend Pirraku, janë shpall fituesit me projektin e rregullimit të fushës. Shuma e projektit në fjalë kap shifrën prej 500 euro. Udhëheqësit e shkollës për të motivuar edhe nxënës të tjerë, kanë organizuar edhe një program festiv për të shënuar suksesin nxënësve dhe mësuesit, Shpend Pirraku.

I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë edhe drejtori i drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, Sadik Tahiraj. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT