Nxehet Sali Berisha: Ndaleni terrorin shtetëror ndaj shqiptarëve

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deri tash e ka bërë reagimin më të ashpër ndër politikanë shqiptarë, duke dënuar ashpër sulmet ndaj popullatës shqiptare në Maqedoni.

 Sipas ish-kryministrit shqiptar, ky është një sulm drejtuar shqiptarëve dhe është një terror shtetëror.

Ai ashpër ka dënuar vrasjen e shqiptarëve, ndër të cilët edhe fëmijë, duke kërkuar që këto sulme të ndalen sa më shpejt dhe të sqarohen shkaqet.

Po ashtu, ish-kryeministri pos që ka goditur ashpër pushtetin në Maqedoni edhe ka kërkuar që shqiptarët ta ruajnë gjakftohtësinë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT