Nuri Seferi mëson datën e meçit dhe kundërshtarin (foto)

 

Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka zbuluar meçin e radhës. “Tysoni shqiptar”, më 5 shtator, do të boksoj përballë kroatit me nënshtetësi boshnjake, Damir Beljo, që në 20 ndeshje, ka 20 fitore.

Ja njoftimi i Nuri Seferit për meçin e radhës:

Të dashur miq para disa orëve Promoteri im Erol Caylan më konfirmoi për perfundimin e bisedimeve për ndeshjen e rradhës që do të jetë kunder Kampionit aktual të Europes, Kroatit me nënshtetsi të Bosnes Damir Beljo që është ende i pamposhtor me 20 ndeshje , 20 fitore ( 17 me KO )

Kjo ndeshje e cila do të zhvillohet në Mostar të Bosnes me 5 Shtator 2015 do të jetë e vlefshme edhe si ndeshje eliminatore për të sfiduar Kampionin e Botes Marco Huck në nëntor të Vitit 2015.

Etjen time për tu kthyer me fitore në menyr dinjitoze cdo dit e më shum e ndjej dhe me padyrim pres sfiden e shtatorit që me knaqsin më të madhe e pranova këtë sfid të veshtir por besoi shum se me krenarin më të madhe do ta kaloi”, ka bërë të ditur Seferi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT