Nura: Komuna do t’i përkrah bujqit që merren me prodhimin e panxhar-sheqerit

    Nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e Panxhar Sheqerit,  ka kaluar me një atmosferë mjaft festive. Këtij investimi nuk do i gëzohen vetëm banorët e Skenderajt, mirëpo e gjithë Drenica.

    Falë këtij investimi, papunësia në komunën e Skenderajt pritet të shënoi një rënie,  do të ketë një numër bukur të madh të punësuarve si direkt në fabrikë, ashtu edhe në mënyrë indirekt do të përfitojnë bujqit që merren më këtë kulturë bujqësore.

    Në pyetjen të cilën gazetari i Drenica Press i është drejtuar nënkryetarit Nura, se a do të ndaj komuna e Skenderajt buxhet për bujqit që merren më këtë kulturë bujqësore, nënkryetari Nura u përgjigj:

    “Komuna e Skenderajt ka paraparë një buxhet ku do të subvencionohen dhe do të përkrahen bujqit që merren me këtë kulturë bujqësore.

    Kujtojmë se kultivimi i panxhar sheqerit në vendin tonë,  ka qenë traditë e mbjelljes në kohën kur ka qenë fabrika e panxhar sheqerit në Pejë. Toka e Drenicës është toka më e mirë për këtë kulturë bujqësore, bujqit e kësaj ane me herët, e kanë kultivuar mbjelljen e panxhar sheqerit e cila është përdorur në fabrikën e Pejës”, është shpreh nënkryetari Fadil Nura për portalin Drenica Press.

    Pos përfitimeve që do t’i kenë banorët e kësaj ane nga ndërtimi i fabrikës, ky investim do të kthej edhe traditën e kultivimit të panxhar sheqerit në rajonin e Drenicës. /drenicapress/