Numri final i të vdekurve në zjarrin e Londrës nuk mund të dihet këtë vit

Numri përfundimtar i të vdekurve në zjarrin e bllokut të banimit në Londër nuk do të dihet të paktën deri në fund të këtij viti, me 80 persona që mendohet se kanë vdekur, njofton policia britanike.

Shumica dërrmuese e atyre që vdiqën thuhet se ishin në 23 prej 129 banesave të ndërtesës Grenfell në veri të Kensingston, transmeton Express.

Zjarri i 14 qershorit i shkatërroi 151 shtëpi, shumicën në bllokun e banimit, e po ashtu një numër pronash përreth.

Fiona McCormack, inspektore dhe detektive, ka thënë se beson numri i përgjithshëm dhe përfundimtar i të vdekurve do të mund të dihet vetëm pasi operacion kërkim-shpëtim të ketë përfunduar.

“Ajo çfarë mund të them është se besojmë se rreth 80 persona ose kanë vdekur ose janë zhdukur dhe unë mendoj se ata kanë vdekur,” ka thënë ajo./Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT