Numërohen votat me kusht në Drenas, ja kush kryeson

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar sot votat me kusht për zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën e 17 tetorit.

Në komunën e Drenasit në vendin e parë renditet kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci me 219 vota.

Në vendin e dytë renditet kandidati i Demokratëve për Drenasin, Driton Ajazi me 148 vota dhe në vendin e tretë kandidati i VV-së, Fejzi Kiqina, me 116 vota.