Para pak çastesh në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave të diasporës.

Diaspora kosovare ka votuar më së shumti për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Këto janë rezultatet ende jo përfundimtare:
VV – 6.850 vota,
LDK – 2.138,
PDK – 2.103,
Koalicioni Nisma-AKR-PD – 891 dhe
Koalicioni AAK-PSD – 550 vota.