Nuk ndalet Fero, zbulon befasinë e radhës

2021-ta është plot me befasi nga Fero.

Reperi Fero këtë vit e filloi me të reja nga ana profesionale dhe ajo private, por nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Para pak ditësh, artisti ka publikuar këngën e tij të re, ndërsa me një tjetër postim ai zbuloi datën e lansimit të projektit të radhës.

Kënga e re e Feros publikohet të premten (26 shkurt), ndërsa edhe kësaj radhe është duet dhe shoqërohet me videoklip të punuar nga Gang Gang Films.

Fero para pak ditësh kurorëzoi dashurinë me martesë me modelen Arbenita Ismajli, ndërsa së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.

“Për rrugë”, titullohet projekti i fundit muzikor nga Fero, të cilin e solli në bashkëpunim me E7. /Lajmi.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT