“Nuk mund ta zëvendësoj Pirlon”

 

Andrea Pirlo është larguar nga Seria A, pas 20 viteve të kaluara në këtë kampionat. Maestro i mesfushës la Juventusin për të nënshkruar me Nju Yorkun, për të provuar një aventurë të re në SHBA, pasi në Evropë kishte fituar të gjitha.

Vendin e tij pritet ta zërë, Claudio Marchisio. Por mesfushori italian ka dalë kundër zërave që e konsiderojnë atë si zëvendësues të Pirlos.

Claudio Marchisio thotë se ndryshimet që ka në lojën e tij ia bëjnë të pamundur që ta zëvendësojë Andrea Pirlon te Juventusi.

“Nuk mund të jem pasardhësi i Pirlos, sepse jam lojtar krejtësisht ndryshe nga Andrea”.

“Unë nuk i kam karakteristikat e tij, por duke mësuar nga një kampion si ai, ma ka bërë më të lehtë për të dalë në fushë”, ka thënë Marchisio.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT