Antonio Conte ka një kohë të gjatë që nuk i ka futur në lojë, Cesc Fabregasin, John Terry dhe Michy Batshuayin. Por, të dy sot kanë qenë pjesë e ekipit të Chelseas në grupmoshat U23.
Madje në këtë përballje sulmuesi belg shënoi dy gola, derisa në njërin prej tyre mori një asistim nga spanjolli Fabregas.
Në fitoren ndaj Southamptonit U23, për Blutë e Londrës u paraqiten edhe John Terry, Kurt Zouma dhe Van Ginkel.
- Advertisement -