“Nuk je ti”, publikohet projekti i ri nga Adelina Emini

Këngëtarja Adelina Emini ka publikuar projektin e ri të saj.

“Nuk je ti” titullohet projekti i ri i këngëtares shqiptare që njihet për këngët plot shpirt.

Projekti u punua në muzikë nga bashkëpuntori i saj tashmë i njohur, Darko Dimitrov.

Teksti është punuar nga Lindon Berisha, ndërsa videoklipi nga Pinkmoon.

Për dukjen e këngëtares u përkujdes Teuta Matoshi.

Adelina publikon kohë pas kohe projekte, e tash ajo thotë se ky projekt vjen si melodi që qetëson shpirtin në kohë të zhurmave të mëdha.

“Në kohën e zhurmave të mëdha, kemi nevojë për melodi që qetësojnë shpirtin. Shpresoj ta pëlqeni këngën dhe videoklipin tim të ri”, u shpreh Adelina. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT