Edhe sot, si tash e disa javë është shtuar numri i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë.

Shumë mërgimtarë kanë zgjedhur që pushimet e verës t’i kalojnë në vend.

E njëri prej tyre historinë e ka pasur pak më të veçantë, pasi që me vëllain që po e priste në aeroport nuk ishin parë tash e 10 vite.

Ai ka treguar para kamerës së T7 për emocionet që po kalon.

“Vëllain jam tu e prit, që 10 vite nuk ka qenë, ky është tu ardhë. Më ka marrë malli boll”, ka thënë ai.