Nuk është fushata përmbyllëse, është Buroja e Hashim Thaçit në përkrahje të PDK-së

Pritje madhështore për Partinë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, Sami Lushtakun dhe Fadil Nurën pati edhe në Buroj të Skenderajt.

Qindra banorë të Burojës kanë mbushur fushën e futbollit në këtê vend për ta përkrahur PDK-në, Sami Lushtakun dhe Fadil Nurën.
Pjesmarrës i këtij tubimi ishin edhe vëllezërit e ish presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi.

E nga këtu, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se ndihet i emocionuar që në këtë tubim madhështorë, në Burojë nuk është ish presidenti Thaçi.

Krasniqi thotë se PDK-ja është e gatshme ta rimarr besimin e qytetarëve të Skenderajt, pasi që, siç thotë Krasniqi, që katër vite ka munguar kjo udhëheqje në këtë komunë.

“Ne sot jemi të gatshëm për të rimarrë besimin e qytetarëve të Skenderajt sepse katër vitet e fundit Skenderajt i ka munguar udhëheqja nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe sot jemi bërë bashkë në Burojë dhe katër anët e Skenderajt, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo vend-banim e çdo lokalitet bashkë rreth numrit 177, bashkë rreth kandidaturës së Fadil Nurës, për ta rikthyer PDK-në aty ku e ka vendin në ballë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka thënë se fitorja e Partisë Demokratike në këtë komunë është e sigurtë dhe të dielën do të festohet nga gjithë qytetarët e Skenderajt.

“Nga ky tubim madhështorë në Burojen e liderit tonë Hashim Thaçi, shpresoj të rrugëtojmë kështu bashkë deri në fitorën e PDK-së në komunën tonë. Fitorja jonë është e padiskutueshme, por ne, këtë fitore do ta bëjmë më të bindshëm, dhe të dielen të gjithë sëbashku ta festojmë fitorën e PDK-së në Skenderaj”, ka thënë Lushtaku.

E kandidati për kryetar të kësaj komune, Fadil Nura fitorën e Partisë Demokratike ia dedikon Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Sonte bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, bashkë me kryetarin e degës, Sami Lushtakun, dhe bashkë me mua dhe bashkë më ju, këtë fitore ia dedikojmë kujna tjetër pos presidentit Hashim Thaçi. Ky tubim po dëshmon se qytetarët e Skenderajt edhe njëherë po dëshmojnë se janë krah Hshim Thaçit dhe Kadri Veselit”, ka thënë Nura.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT