Nuk arriti ta mposhtë kancerin, vdes i riu nga Drenasi

Studenti i nivelit master në Fakultetin Ekonomik, Astrit Heta ndërroi jetë mbrëmë pas një sëmundje të rëndë.

I ndjeri nga Drenasi nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e kancerit, shkruan Indeksonline

Shoku i tij, Remzi Gashani përmes një shkrimi në Facebook bëri të ditur lajmin.

“Nuk e di se nga te filloj të shkruaj për shokun e mikun tim më të mirë, nuk gjej fjalë dot. Astrit te kam dashur e me ke dashur aq shume, të kam pasur si vëlla😭😭

Lajmi për vdekjen tuaj, ishte lajm tepër i rënd për familjen, shokët, miqtë e të gjithë ata që të njohën.

Lusim Allahun te shpërblej me xhenet😢

Do te kujtojmë gjithmonë me krenari e respekt😭😭😭😭”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com