Pasi është konfirmuar ndarja nga Roberti, Nora Istrefi, ka nisur pushimet me vajzën e saj.

Ajo ka vendosur që të largohet nga “zhurma e madhe” dhe prej disa ditësh gjendet duke pushuar në Turqi.

Ndërsa ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për ndarjen, këngëtarja ka vendosur të sjellë fotografitë e para pasi Roberti bëri postimin për konfirmimin e ndarjes, shkruan Reporteri.net.

Këngëtarja shfaqet në një palë bikini në ngjyrë të kuqe, ndërsa trupi i saj duket më në formë se asnjëherë, dhe kështu sikur dëshiron t’i tregon Robertit çfarë ka humbur.