Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer pret vështirësi në udhëtim te Porto, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Atmosfera në Porto është shumë e nxehtë. Kam qenë dëshmitar i tifozëve të Portos në finalen e Ligës së Kampionëve më 2004 kundër Monacos. Atmosfera ishte e mrekullueshme”, deklaroi Neuer.
“Me këta tifozë nuk do të jetë e lehtë për ne, kam luajtur në shumë stadiume me atmosfera të ndryshme dhe ne do ta dimë se çka na pret”, u shpreh ai.
Për ballja e parë Porto-Bayern do të luhet më 15 prill.
- Advertisement -