Noizy kërcënon se do të nxisë dhunën nëse vjen Bregoviqi në Korçë

Këngëtari Rigels Rajku Noizy ka reaguar kundër ardhjes së këngëtarit serb, Goran Bregoviq, në Festivalin e Birrës në Korcë.

Këngëtari serb, që dikur iu këndonte ushtarëve vrasës serbë për masakrat që bënin kundër shqiptarëve të Kosovës, është i ftuar si mysafir special në festivalin që mbahet cdo vit në qytetin e Korcës në Shqipëri.

Në vazhdën e këngëtarëve dhe fytyrave publike që kanë reaguar kundër ardhjes së tij tani është futur edhe Noizy.

Ai madje ka kërcënuar me dhunë nëse Bregoviq vjen e këndon në Shqipëri.

“Anulojeni atë ose do të nxis fansat, ashtu sic nxiti ai në luftën e Kosovës, shishe birra kokës çuna e dini vet ju”, ka shkruaj ai në Insta Story.

“Shishe bosh jo plot se harrova” ka vazhduar ai tutje.

Ai ka thënë se më përpara është dashur të performojë Dua Lipa, që po kalon pushimet në jugun e Shqipërisë, se sa këngëtari serb.

“Dua Lipa ësht këtej… plus e njeh e gjithë bota… thirreni atë”, përfundoi Rajko. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT