Nobelisti i letërsisë nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e 10 dhjetorit

Rasti i Bob Dylan duket se ka mbërritur në fund. Artisti nuk do të jetë prezent në festën e fituesve, që do të zhvillohet në Stokholm në 10 dhjetor, por organizatori i çmimeve Nobel në rrjetin social Twitter ka bërë të ditur se do të lexohet një fjalim i vetë Dylan, fitues për letërsinë.

Bob Dylan do të jetë prezent edhe përmes këngës “A Hard Rains A Gonna-Fall”, që do të këndohet në ceremoni nga Patti Smith.

Këngëtari i njohur amerikan, Bob Dylan u nderua me çmimin Nobel për Letërsinë në 13 tetor, për krijimin e shprehjeve të reja poetike brenda këngëve tradicionale amerikane. /ata/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT