Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, njësia në Drenas, njofton qytetarët se me datën 03.05.2021 e hënë, shërbimi i grumbullimit të mbeturinave nuk do të kryhet sipas orarit të rregullt për arsye të festës shtetërore, pra do të jetë i angazhuar vetëm një ekip kujdestare e cila do të operojë në qytet.

Zonat që do të mbesin pa shërbim janë; Korroticë e Ulët, Zabel i Ulët, Damanek, Krajkovë, Çikatovë e Re, Drenasi II dhe lagja e Feronikelit.

KRM “Pastrimi” ju falënderon për mirëkuptimin tuaj!