Njoftim me rëndësi për ata që kanë aplikuar të bëhen kadetë

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një njoftim për të gjithë ata që kanë aplikuar për kadetë.

Në njoftim thuhet se Bordi përzgjedhës ka bërë përzgjedhjen e kandidateve që i plotësojnë kriteret për kadet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilët do të ju nënshtrohen testit të parë ese në gjuhën angleze nga data 25.06.2020-03.07.2020.

Njoftimi i plotë:

MINISTRIA E MBROJTJES NJOFTIM PËR APLIKUESIT E PËRZGJEDHUR QË KANË APLIKUAR PËR KADETË:

Bordi përzgjedhës ka bërë filtrimin fillestar të të gjitha dosjeve të aplikantëve të cilët kanë aplikuar në konkursin e shpallur me datë 25.06.2020-03.07.2020. Bordi ka bërë përzgjedhjen e kandidateve që i plotësojnë kriteret për kadet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilët do të ju nënshtrohen testit të parë Ese në gjuhën angleze.– Testimi do të filloj me datë 09.07.2020 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë sipas grupeve dhe orarit të testimeve (shih orarin dhe grupet më poshtë)
VËMENDJE
– Kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të kenë me vete:
1. Maska dhe doreza;
2. Fletë dëshminë e aplikimit (numri unifikues personal);
2. Letërnjoftimin ose patentë shoferin si dokument identifikimi.
VINI RE
– Të gjithë kandidatët të cilët nuk e gjejnë veten në njërën nga grupet e publikuara, për informata shtesë mund të kontaktojnë në 038-5555842044 ose të paraqiten pranë zyrës së rekrutimit në Shtabin e Përgjithshëm në Prishtinë.
– Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten se paku 15 minuta para kohës së testimit,
– Kandidatëve gjatë testimit nuk ju lejohet të përdorin pajisje të teknologjisë informative, siç janë telefonat mobil, kalkulator dhe orë të mençur.

Bashkangjitur këtij njoftimi keni:

- Advertisement -

MË TË FUNDIT