Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës ka sqaruar sot se të gjithë ata persona që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë kryer testin për Covid-19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrim lejeqëndrim dhe kontratë qiraje si edhe dëshmi të tjera të pranueshme.

Sipas njoftimi të QKMKK-së kjo bëhet në mënyrë që të sigurohet se ata respektojnë masën e vetizolimit.

Tutje në njoftim thuhet se personat të cilët nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do të mbajnë vetizolimin nuk lejohet të hyjnë në Kosovë, duke përjashtuar këtu studentët, të cilët vijnë për t’iu nënshtruar provimeve.