Njihuni me kopjen e iPhone 6

Shumë marka të rëndësishme botërore nuk ju kanë shpëtuar kopjimit të tyre nga kinezët. Një gjë e tillë i ndodhi edhe modelit më të ri të iPhonit.
Ndonëse janë krijuar edhe modele të tjera të telefonave të mençur të cilët ngjasojnë me iPhone 6, mirëpo telefoni Gold-east pothaujse është identik me të. Po të mbuloni logon e iPhoni-t nuk do të arrini të vëreni dallimin e tyre.
Deri sa çmimi për iPhone 6 kushton 600 dollarë, Gold-east  mund të blihet për 100 dollarë.
 Ky telefon operon me sistemin Android 4.4.2, ka një ekran 5 inc, kamera 5 megapikselë me vetë fokusim, ndërsa ajo frontale 2 megpikselë. 1 GB RAM, 8 GB hapsirë të brendshme, procesori MT6592M me tetë bërthama me shpejtësi 1.4 GHz. Vjen në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT