Njihuni me JOI Phone 5 dhe Phablet JOI 7

Në Malajzi është prezantuar teelefoni I parë inteligjent nga rrjeti SNS. Ky telefon përmban: Ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë IPS LCD, procesor Intel Atom x3-C3130 me arkitekturë 64-bit dhe dy bërthama, së bashku me kartat grafike Mali-400MP2 GPU, 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme. Kamera kryesor 5 megapikselë, kamera ballore 2 megapikselë, bateri me kapacitet 2100 mAh dhe lidhjet Ëi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth 4.0. Pajisja operon me sistemin Android 4.4 KitKat.

JOI Phone 5 ofron dy vende për karta SIM dhe do të shitet për vetëm 106 dollarë.

Po ashtu është prezantuar Phableti JOI 7 Lite, sipas një raportimi të krokolili.al. ky Phablet ka ekran 7 inç me rezolucion 1024×600. Pajisja mban të njëjtin procesor me arkitekturë 64-bit si Phone 5, së bashku me 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme. Phableti kushton vetëm 79 dollarë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT