Njihuni me cjapin piktor (Video)

Doni të shtoni artistë të rinj tek koleksioni juaj? Duhet të merrni në konsideratë piktorin më të ri në Nju Meksiko: Bodei. Krijimet e tij janë të shumëngjyrshme, kreative dhe fitimprurëse. Se harrova, Bodei është një cjap.

“Të shohësh një cjap që mban penelin me gojë dhe vizaton piktura fantastike, është vërtet e habitshme,” shprehet menaxherja e kopshtit zoologjik ABQ BioPark, Lynn Tupa. Sipas Tupa-s, piktura i zhvillon nga ana mendore kafshët dhe i mban ato të “lumtur dhe të shëndetshëm”.

Pikturat e Bodie-t janë shitur në Amerikë për 40 dollarë copa. Bodie nuk është e vetmja kafshë artiste në kopshtin zoologjik ABQ BioPark. Elefantët, gorillat, orangutangët gjithashtu vizatojnë me penel, ndërsa kafshët e tjerë, si aligatorët, krokodilët, tigrat, leopardët, madje edhe insektet, përdorin trupin e tyre për të bërë art. Të gjithë lekët e fituara nga shitja e pikturave shkojnë për kujdesin e kafshëve.

 

https://www.youtube.com/watch?v=AKrI-sDw5H4

- Advertisement -

MË TË FUNDIT