Ikona e Portugalisë gjithmonë i ka mbajtur fuqishëm lidhjet e tij me familjen gjatë gjithë karrierës.

Cristiano Ronaldo është jashtëzakonisht i afërt me familjen e tij dhe bën përpjekje që ata të përfshihen në të gjitha aspektet e jetës së tij.

Kjo reflektohet edhe në filmin për jetën e tij më 2015 ku portugezi thotë: Nëse nuk keni familje, jeta do të ishte shumë, shumë e vështirë.

Portali Goal në një shkrim të tij tregon se kush janë motrat e Ronaldos,sa vëllezër ka ai dhe kush është e dashura e tij.

Kush janë motrat e Cristiano Ronaldos?

Ronaldo ka dy motra, të dyja më të mëdha se ai. Elma Aveiro është motra e tij e madhe dhe Katia Aveiro është më e vogël se ajo.

Katia është këngëtare dhe ndërmarrëse, ku vetveten e përshkruan në Instagram si “influencuese e rrjeteve sociale”. Njëjtë, në Instagramin e Elmas thuhet se ajo është një “grua ndërmarrëse”.

Sigurisht, Ronaldo e ka promovuar punën e tyre në rrjetet e tij sociale, kryesisht duke i inkurajuar ndjekësit e tij që t’i përcjellin edhe motrat e tij.

Të dy motrat kanë folur hapur kur janë pyetur për vëllain e tyre, Cristiano, kryesisht kur ato kanë menduar se atij i është bërë e padrejtë në ndonjë rast.

Më 2018, për shembull, Katia i kishte dalë në mbrojtje yllit të Juventusit pasi që ai ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Valencias.

“Turp për futbollin…drejtësi për këtë rast”, kishte shkruar Katia Aveira në një postim të Instagramit. “Ata dëshirojnë ta shkatërrojnë vëllain tim por Zoti shikon lart. Turp”.

Katia ishte në titujt e mediave përsëri më 2020, këtë herë pasi që një test pozitiv për koronavirus e mbajti Ronaldon jashtë fushave për disa javë në tetor.

Kapiteni i Portugalisë u rikthye pozitiv me COVID-19 nga Kombëtarja dhe pavarësisht se ishte asiptomatik, ishte detyruar që të izolohet në bazë të protokollit shëndetësor të caktuar nga Italia.

Qartë që Ronaldo ishte i hidhëruar me këtë skenar, pasi që ai e ndiente vetën mirë dhe me shëndet të mirë. Ishte një hidhërim që u shpërnda në rrjete sociale edhe nga Katia, e cila tha se pandemia ishte një “mashtrim i madh”, duke shkaktuar tërmet në rrjetet sociale.

“Nëse duhet që Cristiano Ronaldo të jetë personi që do ta zgjojë botën, duhet të them se ky portugez është më të vërtetë i dërguar i Zotit. Faleminderit”, kishte shkruar ajo në Instagram.

“E besoj këtë, sot, mijëra njerëz ka në botë që besojnë shumë në këtë pandemi, në teste dhe masa që ndermirën, siç isha edhe unë, por që tani e shoh se ky është mashtrimi më i madh që kam parë prej që kam lindur”.

“Një frazë që kam lexuar sot dhe qëndroj prapa saj duke duartrokitur: Mjaft i bëtë budallenj një botë të tërë. A është dikush që duhet t’ia hap sytë, ju lutem”.

Elma nuk frikësohet që t’i shpreh mendimet e saj hapur derisa ishte bërë objekt i mediave në botën e futbollit më 2020 ku ajo shpërndau një foto të Lionel Messi “duke adhuruar” vëllain e saj.

Pasi që Juve kaloi në vendin e parë në grupe në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës në dhjetor, Elma shpërndau një foto të Messi duke u gjunjëzuar para fituesit Ronaldo me mesazhin: Mbreti im, më i miri i të gjitha kohërave. Krenaria e jetës sime.

Nuk është hera e parë që ajo u bë lajm për gjëra të tilla në media, pasi që ajo më parë kishte kritikuar mënyrën dhe stilin e lojës që bënte trajneri i Juventusit Maurizio Sarri në mes të vitit 2020.

Sa vëllezër e motra i ka Cristiano Ronaldo?

Cristiano Ronaldo ka tre vëllezër dhe motra – një vëlla që quhet Hugo dhe dy motrat e tij, Elma dhe Katia. Të gjithë janë më të vjetër së ai, që do të thotë se ai është “sugari” në familje.

Elma është fëmija më i madh, e cila ka lindur në vitin 1973. Pas saj është Hugo i cili ka lindur më 1975. Katia ka lindur dy vite pas Hugos, më 1977.

Tetë vite është diferenca në mes të Katias dhe Ronaldos, i cili ka lindur më 1985.

Familja e Ronaldos janë të lidhur ngushtë, pasi që kanë pasur një fëmijëri të vështirë ku janë rritur në varfëri në Portugali.

Përveç që mbështet bizneset e familjes se vet, Ronaldo po ashtu feston çdo sukses të tij, ngjarje dhe ditëlindje me vëllain dhe motrat e tij, ai gjithmonë pas e ka edhe nënën, Maria Dolores.

Kush janë prindërit e Cristiano Ronaldos?

Ronaldo është fëmija më i vogël i Maria Dolores Aveiro dhe Jose Dinis Aveiro. Babai i Ronaldos ka vdekur në vitin 2005 në moshën 53 vjeçare si pasojë e një sëmundje të pashërueshme në mëlçi.

Babai i Ronaldos, i cili ka qenë ushtar dhe më vonë mbajtës i fanellave të klubit të tyre lokal, vuante nga varësia e alkoolit sa ishte Ronaldo fëmijë.

“Babai i imë kishte humor të mirë kur ishte i dehur”, thotë Ronald në filmin e tij dokumentar të vitit 2015. “Ai zakonisht na tregonte shumë përralla. Ai edhe këndonte. Kishte humor të mirë”.

“Ai ishte i dehur pothuajse çdo ditë dhe kur kjo ndodhte nuk ishte e lehtë të kishim biseda me të, për ta njohur atë më mirë”.

“Nuk me vjen turp ta them këtë, në të vërtetë kurrë nuk e kam njohur babanë tim të vërtetë, nga zemra, duke u hapur dhe duke na treguar gjëra të mira. Kurrë nuk kam bërë më të biseda të tilla”.

Kush është e dashura e Cristiano Ronaldos?

Georgina Rodriguez është e dashura e Ronaldos që nga viti 2016 dhe ajo është nëna e vajzës së tij, Alana Martina.

Një modele nga Spanja e cila u takua me Ronaldon gjersa punonte në një shitore të Gucci, Rodriguez padyshim e dashura që është më se gjatë në lidhje me yllin portugez dhe çifti jetojnë së bashku që disa vite tashmë.

Përpos që ajo është nëna e Alana Martina, Rodriguez është edhe njerka e tre fëmijëve tjerë të Ronaldos, Cristiano Jr dhe dy binjakëve, Eva dhe Mateo. /GazetaExpress/