Njihuni me 48-vjeçarin, pordhët e të cilit vrasin insektet

Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë.

Pordhët e këtij burri vrasin mushkonjat. Në këtë konkluzion kanë përfunduar banorë të Kampala në Uganda, që pretendojnë se Joe Rwamirama ka ilaçin ideal për të zhdukur insektet. 48-vjeçari besohet se ka një veti kimike unike në zorrë, shkruan “The Sun“.

Diçka që përforcohet më tepër me faktin që askush në fshatin e tij, nuk është diagnostikuar me malarje, sepse fuqitë e tij asgjesojnë insektet mbi një rreze prej gjashtë miljesh.

Nëse do të ishte e vërtetë, kjo do ta bënte  zonën e tij të pasojave më të madhe se ajo e bombës atomike që shkatërroi Hiroshima në vitin 1945.

Ai njihet në të gjithë qytetin si njeriu që mund të vrasë mushkonjat me gazrat e tij. Kur Joe është aty pranë, të gjithë e dimë se mushkonjat do të zhduken. Ai është i respektueshëm për njerëzit,” thotë, James Yoëeri berberi i fshatit ku jeton Joe.

“Kam dëgjuar për dhuratën e Joe dhe e mora atë në fshatin tim dhe gjithçka funksionoi. Malarja u zhduk brenda pak ditësh. Ai bëri punën e tij dhe insektet bien menjëherë në tokë, ” u shpreh një tjetër banorë.

I lumtur për këtë zbulim shfaqet edhe Joe, i cili sqaron për mënyrën e jetesës së tij, teksa shprehet se është i gatshëm të ndihmojë njerëzimin dhe të prodhojë parfum me aromën e tij të gazrave.

Unë ha ushqim të zakonshëm ashtu si të gjithë, por asnjë insekt nuk mund të jetojë në praninë time, madje as një mizë. Kam erë si një njeri normal dhe lahem çdo ditë. Gazrat e mia janë njësoj si të gjithë, vetem se ato janë më të rrezikshme për insektet e vogla dhe veçanërisht mushkonjat. Imagjinoni të blini një kuti me Raid me fytyrën time!” u shpreh Joe për mediat vendase.

Menjëherë pasi u bë i njohur, Joe është kontaktua nga dy kompani që prodhojnë parfume, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditura./OraNews.tv/

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com