Njësia Speciale po kryen bastisje në veri

Raportohet se Njësia Speciale e Kosovës është duke kryer bastisje në Mitrovicën e Veriut.

Siç shkruhet nga mediat lokale bastisjet po bëhen në lagjen e Boshnjakëve në veri.

Nga pamjet e publikuara shihen veturat e njësisë speciale në atë pjesë të vendit.

Ndërkohë që mediat në gjuhën serbe në Mitrovicë shkruajnë se është bllokuar një pjesë e rrugës Knjaza Milosha në afërsi të urës lindore, ku ndodhen disa objekte banimi.

Paparaci ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

ëngjesin e sotëm një njësi patrulluese është sulmuar me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.
Sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës është vazhdimësi e disa sulmeve të ndodhura ditëve të fundit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT