Njësia speciale bënë përgaditjet e fundit për protestën e sotme (Foto)

Njësia speciale e Policisë së Kosovës shihet teksa bënë përgaditjet e fundit për protestën e sotme të paralajmëruar nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendsoje, AAK dhe NISMA.
Një kontigjent i kësaj njësie u pa teksa futej brenda zonës së qeverisë së Kosovës me paisje adekuate për menagjimin e turmave protestuese, transmeton Indeksonline.
Protesta pritet që të fillojë sot në ora 14:00, duke u nisur nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, për të përfunduar tek Sheshi “Skëndërbeu” pranë qeverisë së Kosovës. /Indeksonline/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT