vidç polici në podujevë

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit ka nisur sot një aksion në disa komuna në rajonin e Dukagjinit.

Përveç komunës së Pejës, aksioni është duke u zhvilluar edhe në komunën e Klinës.

Nga zyra e kryetarit të Klinës, kanë konfirmuar për Telegrafin se aksioni është duke ndodhur.

“Po është duke zhvilluar, janë duke e kërkuar një dosje lidhur me urbanizëm”, kanë deklaruar shkurt nga zyra e kryetarit të Klinës.Policia është duke zhvilluar aksion edhe në Komunën e Istogut.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj komune, Agim Ademaj.

“Po njësia speciale është në komunë dhe është duke i kryer punët e veta”, ka thënë Ademaj. I pyetur se a ka të arrestuar deri më tani Ademaj ka deklaruar se jo.