Njerëzit vrasin breshkat për t’u shëruar nga këto sëmundje, me gjakun e tyre. Si qendron e verteta

Erjan Guxha ka marrë emrin “mbrojtësi i breshkave” pasi ka ndërtuar fermën e parë në rritjen dhe kujdesin e tyre. I ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, Guxha hodhi dritë mbi të vërtetat dhe të pavërtetat e këtyre kafshëve.

Sipas tij, një ndër arsyet që breshkat rrezikohen, përtej pakujdesisë në rrugët automobilistike, janë edhe njerëzit që përdorin gjakun e tyre për tu shëruar. Erjani shprehu se kjo gjë jo vetëm që nuk duhet të bëhet pasi merr jetën e një kafshe në zhdukje por dhe rrezikon jetën e individit që e përdor gjakun.

“Është e vërtetë që sjellë fat, është një kafshë dashamirëse. Por kam marrë dhe shumë mesazhe ku më pyesin se gjaku i tyre kuron kancerin. S’është aspak e vërtetë, njerëzit e marrin si ilaç popullor dhe në një sëmundje komplekse nuk duhet marrë gjaku i breshkës pa një kontroll të duhur. E mira është që kushdo që ka breshka të përdor dorashka dhe të lajë duart sepse breshka jeton në habitatin e saj në natyrë”, shprehu ai.

Një moment shumë i bukur ndodhi në studio, ku ndër breshkat që Erjani prezantoi ishte dhe ajo e quajtur Ukraina. Breshka vetëm disa muajshe është pagëzuar nga sipërmarrësi për të sjellë fat ndaj të gjithë popullit tashmë duke përjetuar luftën.

“Duke qenë që situata në Ukrainë është e komplikua dhe breshka është një kafshë fatsjellëse e ngjyrosa me flamurin ukrainas me bojë ekologjike. Për të uruar të gjithë miqtë e mi ukrainas, dhe breshka e ka marrë emrin Ukraina.”

Por jo vetëm kaq! Erjani zbuloi se në fermën e tij mund të ndodhet dhe breshka më e madhe në vend, e cila shumë shpejt do të shndërrohet dhe në simbolin e saj.

“Vitin që shkoi gjetëm një breshkë në rrugë. Është 4 kile e gjysëm dhe 40 cm e gjatë, kjo është një madhësi që shumë pak breshka mund ta kenë në rajonin e Ballkanit. Breshka tipike shqiptare quhet hermas. Por në Shqipëri ka edhe shumë breshka greke, ne zhguall u ndryshon ngjyra.”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT