Jemi po thuajse vetëm 20 ditë në vitin e ri, dhe dekadën e re, por një numër i trendeve të reja tashmë janë shfaqur në rrjetet sociale.

Javën e kaluar trend ishte futja e akujve në drithëra, këtë javë pemët e Valentinit, shkruan mediumi britanik “Miror”.

Duket se disa njerëz me shumë dëshirë vazhdojnë ta mbajnë pemën e Krishtlindjeve, saqë po e ri-dekorojnë atë me tullumbace ngjyrë rozë dhe të kuqe për të festuar ditën e Shën Valentinit, transmeton Koha.net.

Aktualisht, në Instagram janë mbi 24,000 postime me thurrjen #ValentinesTree dhe fotografitë shfaqin bredhat festive tërësisht të transformuar për sezonin e romancës, të zbukuruar me zemra, trëndafila, mesazhe dashurie dhe madje arushat-lodër.

 

.