Drenica Press
Informohu shpejtë, drejtë dhe saktë

Një person është arrestuar pasi që duke vozitur nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorë dhe dy vetura të parkuara në Skënderaj.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin përmes raportit 24-orësh.

“Fsh. Klinë e ulët, Skenderaj (NN) 09.05.2021 – 19:00. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë, nga pa kujdesia ka goditur dy këmbësor njëri mashkull dhe tjetra femër kosovar dhe më pas ka dëmtuar edhe dy vetura të parkuara. Këmbësori pas tretmanit është liruar, ndërsa këmbësorja është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.