Një nga dy terminalet e aeroportit të Kopenhagës është evakuuar sot rreth mesditës pas gjetjes së një valixheje të dyshimtë, ka njoftuar policia e këtij vendi.
Sisse Hansen, zëdhënëse e aeroportit të Kastrupit, e ka konfirmuar këtë informacion. Ajo ka treguar se policia është duke u marrë me rastin.
Policia daneze ka ngritur të mërkurën nivelin e gatishmërisë përballë rrezikut terrorist. Kjo masë vjen pesë ditë pas atentateve në Paris.
- Advertisement -